Infeksionet urinare mund të rrezikojnë shëndetin edhe me vdekje, tha Dr. Veselaj

Dr. Fahredin Veselaj ka deklaruar se infeksionet urinare shkaktohen kryesisht nga bakteriet, të cilat gjenden normalisht në zorrë të trashë, si për shembull, Escheria Colli, Proteus, etj.
Urologu për rtv21.tv ka treguar se cilat janë rreziqet më të mëdha të infeksioneve urinare. “Dëmtimi i kualitetit të jetës, dëmtimi i veshkëve e rrallë edhe rreziku për jetë.”, ka bërë të ditur ai.
Sipas Veselajt, infeksionet urinare duhet të identifikohen dhe të mjekohen me kohë, sepse siç ka theksuar ai, nganjëherë infeksionet e patrajtuara mund të dëmtojnë veshët dhe të rrezikojn seriozisht shëndetin, nëse bakteriet nga veshët kalojnë në gjak.
Uologu gjatë intervistës për rtv21.tv ka potencuar se problemet me infeksione urinare mund të kenë edhe pasoja vdekjeprurëse.
“Po infeksionet urinare mund të rrezikojnë shëndetin tonë edhe me vdekje nëse kalojnë bakteriet në gjak (Urosepsa) nëse nuk trajtohen me kohë, nëse ka faktor reziku dhe sidomos kur ka sëmundje shoqëruese si diabet apo ndonjë intervenim në kushte infeksioni etj.”, ka shtuar Veselaj.
Sipas urologut Veselaj, edhe personat që kanë pasur infeksione urinare, mund të kenë përsëri, veçanërisht nëse ka faktorë rreziku për infeksion përshembull anomali të lindura, sëmundje të sheqerit, gurë në rrugët urinare etj./21Media
Infeksionet urinare – Spitali Salus

Back to top button