Kaloni te përmbajtja kryesore

Rusia nuk i braktis planet për të rrethuar Kievin

Rusia “nuk po i braktis planet e saj për të rrethuar” kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, ka thënë ushtria e Ukrainës në përditësimin e saj të fundit mbi zhvillimet kryesore të fushëbetejës.

Në buletinin e tij në orën 24:00 me orën lokale (22:00 GMT) të mërkurën, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se “forcat e tij të mbrojtjes po zmbrapsin dhe frenojnë” ofensivën ruse “në të gjitha drejtimet”.

Në disa sektorë “forcat pushtuese humbën aftësinë e tyre luftarake” dhe tani po sillnin rezervat e tyre, thuhet në deklaratë.

Ukraina akuzoi gjithashtu fqinjin e saj verior, Bjellorusinë, se ka ndihmuar Rusinë me karburant dhe lubrifikantë, dhe gjithashtu ka lejuar Moskën të përdorë hekurudhat dhe fushat ajrore të vendit.

Rusia dhe Bjellorusia nuk e kanë komentuar publikisht deklaratën e Ukrainës, e cila nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button