Rusia përdor sulme ‘pa dallim’ në Mariupol, tha Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar dha përditësimin e fundit mbi luftimet në Ukrainë, me fokus situatën në lindje të vendit.

Në një shkrim në Twitter, Ministria e Mbrojtjes informoi:

Granatimet dhe sulmet ruse në vijën e kontrollit në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës po vazhdojnë të rriten.
Ministria e Mbrojtjes tha se ukrainasit po zmbrapsin përparime “të shumta” në përpjekje nga forcat ruse.
Rusia është ende e penguar nga “sfidat mjedisore, logjistike dhe teknike” që janë parë tashmë në luftë – si dhe rezistenca “shumë e motivuar” nga mbrojtja e ukrainasve.
Rusia po përdor “sulme pa dallim” në qytetin port të rrethuar të Mariupol-it. Ministria e Mbrojtjes tha se kjo pasqyron paaftësinë e Moskës për të arritur qëllimet e saj aq shpejt sa do të donin, shkruan BBC./21Media

Back to top button