Rusia përgatitet për protesta

 

Autoritetet ruse kanë mbyllur stacionet e metrosë dhe po kufizojnë lëvizjen në Moskë përpara tubimeve të planifikuara në mbështetje të udhëheqësit të burgosur të opozitës Alexei Navalny.

Shumë restorante dhe dyqane në qendër të qytetit do të mbyllen dhe transporti tokësor do të devijohet.

Më shumë se 4 mijë njerëz u arrestuan në të gjithë Rusinë gjatë tubimeve javën e kaluar, transmeton rtv21.tv.

Navalny u burgos kur u kthye në Rusi pasi u rikuperua nga një përpjekje për ta vrarë atë me një agjent nervor.

Figura e opozitës u arrestua në 17 janar për mosrespektimin e një dënimi me kusht. Ai sapo kishte ardhur nga Berlini, ku kaloi disa muaj duke u rikuperuar nga sulmi gati fatal.

Autoritetet ruse thonë se ai duhej të raportonte në polici rregullisht për shkak të një dënimi me kusht për përvetësim.

Navalny ka denoncuar ndalimin e tij si “të paligjshëm”, duke thënë se autoritetet e dinin se ai po trajtohej në Berlin për helmimin nga Novichok, i cili ndodhi në Rusi gushtin e kaluar./21Media

Back to top button