Trumpi para gjyqit ndan rrugën me avokatët

 

Ish-Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump është ndarë me avokatët që e përfaqësojnë atë në gjyqin e tij të fajësimit në Senat, raportojnë mediat amerikane.

Largimi i Butch Bowers dhe Deborah Barberi thuhet se ishte një vendim i përbashkët.

Gjyqi i Trump për nxitje të kryengritjes fillon më 8 shkurt, transmeton rtv21.tv.

Senatorët do të pyeten nëse duhet ta dënojnë atë për një akuzë që ai nxiti kryengritje në Kongresin e SHBA-së më 6 janar, kur pesë vetë vdiqën.

Greg Harris dhe Johnny Gasser, dy ish-prokurorë federalë nga Karolina e Jugut, gjithashtu janë larguar nga ekipi, raporton Associated Press.

Ata thuhet se nuk ishin të gatshëm të mbronin Trumpin në bazë të pretendimeve të mashtrimit zgjedhor.

Josh Howard, një avokat i Karolinës së Veriut i cili u shtua kohët e fundit në ekip, gjithashtu është larguar.

Tani është e paqartë se kush do ta përfaqësojë Trump gjatë gjyqit.

Trump është presidenti i parë në histori që do të fajësohet dy herë. Ai u akuzua nga Dhoma në vitin 2019 për marrëdhëniet e tij me Ukrainën, por u lirua nga Senati.

Tani ai është akuzuar për nxitje të një turme që sulmoi Kongresin pasi ai përsëriti pretendimet e rreme të mashtrimit të zgjedhjeve./21Media

Back to top button