Rusia përjashtohet nga Këshilli i Evropës
Federata Ruse është përjashtuar nga Këshilli i Evropës.
Këshilli është organi më i vjetër politik i Evropës dhe synon të mbështesë të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në të gjithë kontinentin.
Një deklaratë nga komiteti i ministrave të këshillit tha se pas një takimi të jashtëzakonshëm, anëtarësimi i Rusisë ishte pezulluar, përcjell rtv21.tv
Procedura për t’i dhënë fund anëtarësimit të Rusisë filloi fillimisht më 25 shkurt, një ditë pasi forcat e presidentit Vladimir Putin pushtuan Ukrainën dhe pothuajse saktësisht 26 vjet që kur Rusia u bashkua për herë të parë në këshill./21Media