Filmi i ri biografik “Elvis”, premierë në Kanë të Francës

 
Filmi i regjisorit Baz Luhrmann dedikuar ikonës së ndjerë të muzikës e filmit Elvis Presley, i titulluar “Elvis”, do të shfaqet premierë në festivalin ndërkombëtar të filmit në Kanë të Francës.
Rolin e Elvis e luan Austin Butler, e të menaxherit të tij Tom Hanks.
Data e lansimit të filmit “Elvis” u caktua 24 qershori, që do të thotë se nuk do të hapë festivalin e Kanës. Megjithatë këtu mund të vendos vetëm Warner Bros.
Para disa vitesh, Kanes prezantoi rregulla të reja ku përfshihet edhe ajo që filmi hapës i festivalit të shfaqet po atë ditë edhe në kinematë Franceze.
Regjisori Luhrmann edhe në vitet 2001 e 2013 hapi festivalin e filmit në Kanë me filmat, si me “Moulin Rouge!” dhe “The Great Gatsby”.
Në mesin e aktorëve të cilët luajnë në filmin Elvis veç Butler e Hanks, janë edhe: Olivia DeJonge e Natasha Bassett.
Regjisori Luhrmann, në filmin “Elvis” eksploron jetën dhe karrierën muzikore të Elvis Presley, nga këndvështrimi i lidhjes së tij të komplikuar me menaxherin enigmatik.
Aty paraqiten 20 vite të jetës dhe karrierës së tyre, prej arritjes së famës të Presley.
Traileri i filmit “Elvis” u lansua muajin e kaluar dhe mori kritika pozitive.
E rëndësishme në këtë rrugëtim të tij është një prej personave më me ndikim në jetën e tij, Priscilla Presley, rolin e të cilës e luan DeJonge.
Sa i përket festivalit të filmit në Kanë të Francës, ai do të mbahet nga data 17 deri më 28 maj 2022./21Media

Back to top button