Rusia pezullohet nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara sapo ka votuar për të pezulluar Rusinë nga Këshilli i saj për të Drejtat e Njeriut gjatë një sesioni në New York.
Ai pason akuzat për krime lufte nga trupat e Kremlinit, në Ukrainë, transmeton rtv21.tv.
Para se të hidheshin votat, ambasadori i Ukrainës në OKB, Sergiy Kyslytsya akuzoi Rusinë për abuzime “të tmerrshme” – duke ngritur çështjen e vrasjeve të dyshuara të civilëve në qytetin e Bucha.
Përfaqësuesi i Rusisë, Genadi Kuzmin, dënoi votimin.
Kjo kërkesë e shtyrë nga Shtetet e Bashkuara është miratuar me 93 vota për, 24 kundër dhe 58 shtete kanë abstenuar./21Media

Back to top button