Një 18 vjeçare u gjet e vdekur në shtëpinë e saj
Një 18 vjeçare sot është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj. Rasti ka ndodhur në Şanliurfa të Turqisë.
Viktima është gjetur me duar të lidhura pas shpine dhe e prerë në fyt, transmeton rtv21.tv
Trupi i pajetë i 18 vjeçares u dërgua në Morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Şanliurfa për autopsi pas ekzaminimit në vendngjarje. Për ngjarjen ka nisur një hetim./21Media