Rusia pezullon gazsjellësin Nord Stream 1 për një kohë të pacaktuar

Gazsjellësi Nord Stream 1 për në Gjermani nuk do të rifillojë siç është planifikuar nesër, ka thënë firma shtetërore ruse e energjisë Gazprom.
Kompania nuk dha afat kohor për rifillimin e tubacionit, duke fajësuar dëmtimin e motorit të turbinës, transmeton rtv21.tv.
Tubacioni Nord Stream 1 është mbyllur për shkak të një rrjedhje nafte, sipas deklaratës së Gazprom.

Kompania shtetërore thotë se defekti u zbulua në stacionin e kompresorit Portovaya, me inspektimin e kryer së bashku me punëtorët nga Siemens – firma gjermane që ndihmon në mirëmbajtjen e tubacionit.
Gazprom pretendon se rregullimi i rrjedhjeve të naftës në motorët kryesorë është i mundur vetëm në punëtori të specializuara – për të cilat Rusia ka thënë më parë se ishte penguar nga sanksionet perëndimore.
Importi i gazit është ndalur derisa kjo të rregullohet, shtohet në deklaratë.
Evropa ka akuzuar më parë Rusinë për kufizimin e eksporteve të gazit si hakmarrje ndaj sanksioneve./21Media

Back to top button