Kaloni te përmbajtja kryesore

Rusia planifikon për nesër raundin e dytë të negociatave

Raundi i dytë i bisedimeve ndërmjet delegacioneve nga Ukraina dhe Rusia për situatën në Ukrainë është planifikuar të mërkurën, raportojnë mediat shtetërore ruse. 

Agjencia ruse e lajmeve TASS citoi të martën një burim nga pala ruse duke thënë se e mërkura, 2 mars, është data për të cilën të dyja palët kishin rënë dakord fillimisht.

Sipas tyre, raundi i dytë i bisedimeve do të zhvillohet në Bjellorusi pranë kufirit Bjellorusi-Poloni, përcjellë rtv21.tv

Raundi i parë i bisedimeve është mbajtur të hënën.

Zyrtarët ukrainas nuk kanë konfirmuar ende se e mërkura është data për raundin e dytë të bisedimeve./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button