Rusia planifikon të dëpërtojë edhe në Moldavi
Trupat ruse vazhdojnë të përparojnë në disa fronte. Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, Rusia ndër të tjera po planifikon një korridor për në rajonin separatist të Transnistrisë në Republikën e Moldavisë. Por objektivi kryesor i sulmit rus është në radhë të parë kryeqendra e Ukrainës ku planifikohet rrëzimi i qeverisë, raporton n-tv.de.
Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, u shënjestrua me raketa para agimit të së premtes, sipas një këshilltari të qeverisë ukrainase, ndërsa Rusia vazhdonte sulmin e saj ushtarak ndaj vendit./21Media