Rusia po dështon në Ukrainë
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u tha gazetarëve të hënën se Rusia po dështon në Ukrainë dhe se Ukraina po ia del mbanë.
“Rusia ka kërkuar si synim të saj të heqë sovranitetin (Ukrainës), t’i heqë pavarësinë e saj. Kjo ka dështuar”, tha Blinken gjatë një konference për media pranë kufirit polako-ukrainas, përcjell rtv21.tv
“Ajo u përpoq të ushtronte fuqinë e ushtrisë së saj, ekonominë e saj. Sigurisht që ne po shohim pikërisht të kundërtën. Ne nuk e dimë se si do të zhvillohet pjesa tjetër e kësaj lufte, por ne e dimë se një Ukrainë e pavarur sovrane do të jetë përreth shumë më gjatë se Vladimir Putin është në skenë”, shtoi sekretari amerikan, raporton CNN
Blinken dhe sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin takuan presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë ukrainas në Kiev të dielën, duke u bërë zyrtarët e nivelit më të lartë amerikan që kanë udhëtuar në vend që nga fillimi i pushtimit rus./21Media