Rusia pranon humbjet për herë të parë
Për herë të parë, ministria ruse e mbrojtjes ka pranuar viktima në Ukrainë, por nuk ka dhënë shifra.
“Ka pasur të vrarë dhe të plagosur në mesin e ushtrisë ruse gjatë rrjedhës së operacionit ushtarak special. Humbjet e pësuar nga forcat e armatosura ruse janë disa herë më pak se numri i nacionalistëve të shfarosur”, tha ministria e mbrojtjes në Moskë në një deklaratë të cituar nga agjencia e lajmeve TASS.
E FUNDIT – Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen konfirmoi të dielën se Bashkimi Evropian po mbyll hapësirën ajrore të BE-së për Rusinë.
“Ne po propozojmë një ndalim të të gjithë avionëve në pronësi ruse, të regjistruara në Rusi dhe të kontrolluara nga Rusia. Këta avionë nuk do të jenë më në gjendje të ulen, të ngrihen ose të fluturojnë mbi territorin e Bashkimit Evropian. Kjo do të zbatohet për çdo aeroplan. Hapësira jonë ajrore do të jetë e mbyllur për çdo avion rus. Dhe kjo përfshin edhe avionët privatë”, tha von der Leyen.
Shumë vende evropiane kishin mbyllur tashmë hapësirën e tyre ajrore për linjat ajrore dhe avionët rusë që nga e diela, duke përfshirë Gjermaninë, Francën dhe Italinë./21Media