Rusia pranon se përdori rekrutë për pushtimin e Ukrainës

Ministria ruse e mbrojtjes ka pranuar se disa rekrutë – ushtarë të cilët u rekrutuan detyrimisht në ushtri, po marrin pjesë në pushtimin rus të Ukrainës.
Në Rusi, të gjithë meshkujt e moshës 18-27 vjeç duhet të kryejnë shërbimin ushtarak për një vit, megjithëse ka disa përjashtime.
Vjen vetëm pak ditë pasi Vladimir Putin mohoi se rekrutët ishin të përfshirë në Ukrainë, duke thënë se vetëm ushtarë profesionistë po dërgoheshin.
Ministria e mbrojtjes tha se disa rekrut ishin kapur rob nga forcat ukrainase.
“Fatkeqësisht, ne kemi zbuluar disa fakte të pranisë së rekrutëve në njësitë që marrin pjesë në operacionin ushtarak special në Ukrainë. Praktikisht të gjithë këta ushtarë janë tërhequr,” shtoi ai, duke premtuar se do të parandalonte një përsëritje të situatës”, tha ministria ruse e mbrojtjes./21Media

Back to top button