Rusia publikon imazhe të lëshimeve të raketave nga Deti i Zi

Rusia ka publikuar imazhe të lëshimeve të raketave nga Deti i Zi.

Një video e publikuar nga ministria ruse e mbrojtjes tregon katër raketa me precizion të lartë Kalibr të lëshuara kundër “objektivave të infrastrukturës ushtarake” brenda Ukrainës, shkruan BBC.

Ministria po përpiqet të tregojë se pavarësisht fundosjes së anijes kryesore Moskva javën e kaluar, flota e saj e Detit të Zi ka ende aftësinë për të goditur objektiva thellë brenda vendit.

Pesë raketat që kanë goditur qytetin perëndimor të Lviv të hënën besohet se kanë qenë gjithashtu raketa të tipit Kalibr. Por, njëra ka shkatërruar një punëtori për riparimin e makinave, duke vrarë disa punëtorë.

Nuk dihet se ku ka përfunduar seria e fundit e sulmeve./21Media

Back to top button