Rusia sinjalizon planet për ‘referendum’ në Kherson

Një zyrtar nga Rusia në rajonin jugor të Ukrainës, Kherson ka sinjalizuar se Moska mund të përpiqet të organizojë një votim për aneksimin në Rusi.
“Me shumë mundësi do të jetë një referendum”, tha Kirill Stremousov, nënkryetari i administratës së vendosur nga Kremlini.
Ai nuk dha datë për ndonjë votim të mundshëm. Duket e pamundur që një votim i besueshëm të mund të mbahet në një rajon në mes të një lufte dhe forcat ukrainase kanë nisur një kundërofensivë në Kherson, transmeton rtv21.tv.
Kherson ishte qyteti i parë i madh ukrainas që ra gjatë pushtimit dhe Moska është përpjekur të sjellë rublën ruse në qarkullim atje.
Zyrtarët rusë kanë folur tashmë në favor të mbajtjes së referendumeve në zonat e pushtuara të Ukrainës jugore, por ka pak mundësi që ndonjë votim të shihet ndërkombëtarisht si i lirë apo i drejtë. Një votim në vitin 2014, ku Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë të Ukrainës, u dënua nga vendet perëndimore si të paligjshme dhe mashtrim./21Media

Back to top button