Meshkujt kosovarë nuk kursejnë grushtet ndaj grave, për dy ditë 6 raste

Meshkujt kosovarë vazhdojnë të sulmojnë fizikisht gratë e tyre, vetëm Brenda dy ditëve janë polica ka njoftuar raportuar gjashtë raste të dhunës në familje, burrat kanë sulmuar gratë.
Në Mitrovicë dje rreth orës 12:30 Ankuesja kosovare ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar është duke ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj saj. I dyshuari mashkull kosovar është arrestuar dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe sekuestruar 50.9 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Në Prizren dje rreth orës 14:20 është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Edhe në Suharekë me datë 6 qershor rreth orës 11:06. është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në shtëpinë e tij kishte ushtruar dhunë fizike ndaj dy viktimave femra kosovare. Si pasojë e dhunës viktimat kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Kurse në Gjilan rreth orës 13:00 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në shtëpi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Si pasojë e dhunës viktima ka pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë.
Në Gjakovë 05.06.2022 rreth orës 17:00 Është arrestuar e dyshuara femer kosovare e cila kishte kanosur viktimën mashkull kosovar. Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar dhe në konsultim me të pas intervistimit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
E në Graqanicë me datë 05.06.2022 rreth orës 20:54. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër shqiptare shtetase e huaj e cila si pasojë e dhunës ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button