Rusia sulmon klinikën e kancerit në qytetin jugor
Trupat ruse bombarduan një spital rajonal onkologjik në qytetin jugor të Ukrainës, Mykolayiv.
Kështu bëri të ditur kreu i Autoritetit Rajonal të Shëndetit të qytetit, Maksym Beznosenko, ku theksoi se granatimet nuk shkaktuan dëme të konsiderueshme dhe ata ende vazhdojmë të punojnë.
“Vetëm një zvarritës mund të sulmojë të dobëtit. Ata të dobët janë pacientët tanë. Vetëm tani, këta përbindësha granatuan spitalin onkologjik. Një spital që ofron kujdes për pacientët me kancer nga i gjithë rajoni i Mykolayiv,” tha ai në një postim në ”Facebook”./21Media