Rusia tërhiqet nga Këshilli i Shteteve të Detit Baltik

Rusia njoftoi planet për t’u tërhequr nga Këshilli i Shteteve të Detit Baltik.
Ky vendim vjen më shumë se dy muaj pasi forumi politik ndërqeveritar i përbërë nga Danimarka, Estonia, Finlanda, Gjermania, Islanda, Letonia, Lituania, Norvegjia, Polonia, Suedia dhe Rusia, pezulloi Moskën në përgjigje të luftës në Ukrainë.
Sergei Lavrov, ministri i jashtëm i Rusisë, këmbënguli sot se Rusia kishte marrë vendimin për t’u larguar nga këshilli në përgjigje të veprimeve armiqësore të grupit, me sa duket duke iu referuar pezullimit dhe sanksioneve të ndryshme të vendosura ndaj Rusisë nga BE-ja, përcjell rtv21.tv
“Përfundimi i anëtarësimit në CBSS nuk do të ndikojë në praninë e Rusisë në rajon,” tha Lavrov, përpara se të paralajmëronte se çdo përpjekje për “të dëbuar vendin tonë nga Balltiku është e dënuar me dështim”.
Ai akuzoi gjithashtu NATO-n dhe anëtarët e BE-së të CBSS se e kanë kthyer këshillin në një instrument të politikës anti-ruse./21Media

Back to top button