Në dënimin me gjysmë liri, të burgosurit një pjesë të ditës mund ta kalojnë jashtë

Si rezultat i bashkëpunimit të RTV21 me Odën e Avokatëve të Kosovës, sot në ”Bon Bon”, ka qenë e ftuar avokatja, Albana Kelmendi e cila ka folur për qështjen ”Dënimi, qëllimi dhe llojet e dënimit në procedurë penale”.
Avokatja Kelmendi ka treguar se qëllimi i dënimit është që njerëzit të vetëdijësohen e të mos kryejnë më vepra penale nga ana e tyre.

Kelmendi ka dhënë edhe shembuj në lidhje me shqiptimin e dënimit, duke theksuar se dënimi shqiptohet varësisht llojit.

Tutje avokatja, Albana Kelmendit ka treguar se ka raste kur disa persona dënohen me ”gjysmë liri”, që nënkupton që ata të burgosur gjysmë dite mund ta kalojnë jashtë, ndërsa pjesën tjetër në burg./21Media

Back to top button