Rusia thotë se BE-ja nuk merret me ‘problemet reale’ të njerëzve në Ballkanin Perëndimor

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka thënë se Bashkimi Evropian “nuk i merr parasysh problemet dhe aspiratat reale të njerëzve që jetojnë në vendet e Ballkanit Perëndimor”.
Duke komentuar samitin e djeshëm midis liderëve të BE-së, Ballkanit Perëndimor dhe Ukrainës në Athinë, Zakharova tha: “Për të vazhduar konfrontimin e saj me Rusinë, BE-ja është e gatshme të sakrifikojë zhvillimin e vërtetë të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe interesat e sigurisë në shkelje të një prej parimeve themelore të Kartës së OKB-së”. /21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?