Rusia thotë se nuk do të ndërpresë ende furnizimin me gaz në Evropë
Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një urdhër të enjten duke thënë se vendet e huaja “jomiqësore” duhet të paguajnë për gazin në rubla ose rrezikojnë të ndërpriten furnizimet.
Urdhri do të fillojë të prekë pagesat nga fundi i prillit, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
Duke folur me gazetarët, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se nuk ka një kërcënim të menjëhershëm për furnizimet e Evropës.
“A do të thotë kjo se nëse nuk ka konfirmim në rubla, dërgimi i gazit do të ndërpritet nga 1 prilli? Jo, nuk do të thotë dhe nuk buron nga rregullorja”.
Rusia furnizon Bashkimin Evropian (BE) me rreth 40% të importeve të gazit dhe 30% të naftës së saj, të cilat kryesisht paguhen në euro dhe dollarë./21Media