Rusia thotë se vendimi i BE-së për të hequr naftën ruse është një hap “vetë-shkatërrues”

Rusia ka paralajmëruar se vendimi i BE-së për të hequr pjesërisht naftën ruse është një hap “vetë-shkatërrues”.
Të hënën, vendet anëtare të BE-së thanë se 90% e importeve të naftës do të shkurtoheshin deri në fund të këtij viti, si pjesë e sanksioneve të mëtejshme për të ndëshkuar Moskën për luftën në Ukrainë.
Por, ministria e jashtme e Rusisë ka deklaruar se masa “ka shumë gjasa të provokojë rritje të mëtejshme të çmimeve, të destabilizojë tregjet e energjisë dhe të prishë zinxhirët e furnizimit”, shkruan BBC.
Moska ka këmbëngulur gjithashtu se nuk do ta shesë naftën e saj me humbje./21Media

Back to top button