Nominimet për çmimet BET 2022

Janë bërë të ditura nominimet për çmimet BET Awards 2022. Doja Cat është e nominuara për më së shumti çmime BET, në ceremoninë e nominimeve që u organizua në Los Angelos.
Ajo u nominua për gjashtë sosh, në kategoritë si: “Best Female R&B/Pop Artist”, “Best Female Hip Hop Artist”, “Album of the Year”, për Planet Her, “BET Her” për Woman , “Video of the Year” për Kiss Me More që e intepreton me SZA-në, dhe “Best Collaboration” për Kiss Me More.
Ari Lennox dhe Drake vijnë në radhë me nga katër nominime për secilin. Lennox u nderua në kategoritë: “Best Female R&B/Pop Artist”, “Video of the Year” për Pressure, “BET Her” për Prezher, dhe “BET Her” për Unloyal.
Drake u nominua në kategoritë: “Best Male Hip Hop Artist”, “Best Collaboration” për Way 2 Sexy në bashkëpunim me Future and Young Thug ,”Video of the Year” për Way 2 Sexy dhe albumin e vitit për Certified Lover Boy.
Baby Keemm, Silk Sonic, Chlöe, Future, H.E.R., Jazmine Sullivan, Kanye West, Kendrik Lamar, Lil Baby, Mary J. Blige  e Tems u nominuan për nga tri çmime për secilin.
Vlerësimin për nominimet Bet 2022 e bëri akademia e votimeve e BET, e cila përbëhet nga një grup profesionistësh të shoubiznesit, nga fushat si ajo e muzikës, nga televizioni, filmi, marketingu digjital, gazetaria sportive, nga marrëdhënie me publikun, blogerë në internet dhe arti kreativ.
Dorëzimi i çmimeve do të bëhet me 26 qershor 2022 në Microsoft Theatre në Los Angelos./21Media

Back to top button