Rusia voton largimin nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut

Parlamenti rus ka miratuar dy projektligje që i japin fund juridiksionit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Rusi, pasi ajo njoftoi se do të largohej nga gjykata në mars mes konfliktit në Ukrainë.
Gjykata synon të zbatojë dhe mbrojë të drejtat civile dhe politike të qytetarëve të kontinentit, dhe kjo më parë ofronte një mënyrë për të ndjekur çështjet ligjore dhe të të drejtave të njeriut kundër Rusisë, të cilat ose ishin refuzuar ose injoruar nga gjykatat ruse.
Njëri prej projektligjeve heq Rusinë nga juridiksioni i gjykatës dhe projektligji i dytë cakton 15 marsin si pikën e fundit, që do të thotë se vendimet kundër Rusisë të marra pas kësaj date nuk do të zbatohen, raporton agjencia e lajmeve RIA Novosti.
Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës e përjashtoi Rusinë nga organizata më 15 mars, pjesë e së cilës Gjykata është, në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës, raporton BBC
Rusia ka thënë se në mënyrë të pavarur ka vendosur të largohet nga Këshilli i Evropës, me ish-presidentin Dmitry Medvedev duke thënë se dalja e Rusisë nga organizata përfaqësonte një mundësi për të rivendosur dënimin me vdekje, të cilin rregullat e Këshillit të Evropës e ndalojnë./21Media

Back to top button