Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, arrestohet në flagrancë 36-vjeçari 

Një 36 vjeçar u arrestua sot në Lushnjë, sepse theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, pas informacioneve të marra në rrugë policore se shtetasi K. A. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Pas kontrolleve nga Policia, shtetasi K. A. është lokalizuar në lagjen “Çlirimi”, në qytetin e Lushnjës”, informoi Policia.
Në vijim të veprimeve, sipas njoftimit, u bë arrestimi, për veprën penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, i shtetasit K. A., 36 vjeç, banues në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Më 19.03.2021, shtetasi K. A. është arrestuar në flagrancë nga Policia, pasi në automjetin që ishte duke e drejtuar pa leje drejtimi, i janë gjetur doza me lëndë narkotike cannabis sativa dhe 3 armë të ftohta (thika), të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
“Shtetasi K. A. ka qenë i dënuar dhe më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, mbajtje pa leje të armëve të ftohta dhe kanosje.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.”, informoi tutje Policia./21Media

Back to top button