Rusisë i kërkohet t’i tërheq trupat nga centrali bërthamor i Zaporizhzhia

Rusisë i kërkohet t’i tërheq trupat nga centrali bërthamor i Zaporizhzhia

Një projekt-rezolutë nga inspektorët bërthamor, shpreh “shqetësim të madh” se Rusia nuk i ka dëgjuar thirrjet për të ndaluar veprimet kundër objekteve bërthamore në Ukrainë.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) ka kryer inspektime në disa nga objektet bërthamore të Ukrainës.
Projekt-rezoluta gjithashtu i kërkoi Rusisë që të tërheqë ushtrinë e saj nga centrali bërthamor i Zaporizhzhia dhe të ndalojë të gjitha veprimet në objektet bërthamore të Ukrainës.
Fabrika e Zaporizhzhia ka qenë në qendër të shqetësimeve pasi forcat e Moskës e morën atë.
Rusia dhe Ukraina kanë fajësuar njëra-tjetrën për bombardimet mbi dhe pranë uzinës./21Media

Back to top button