Rutte: Britania do të bëjë çmos për të ndarë BE-në

Sipas kryeministrit holandez, Britania do bëjë gjithçka që ta ndajë Bashkimin Evropian

Qeveria britanike mund të përpiqet të shpërbëjë unitetin mes 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, gjatë negociatave për kushtet e daljes së Britanisë së Madhe nga blloku, paralajmëroi kryeministri holandez, Mark Rutte.

“Qeveria britanike do të bëjë çmos për të ndarë 27 vendet e BE-së dhe ky është një kurth që duhet ta shmangim”, tha Rutte dhe shtoi se Britania e Madhe duhet të paguajë një çmim për të dalë nga BE-ja, pasi sipas tij “Brexit falas, nuk mund të ndodhë”.

Back to top button