I paralizuar nga fëmijëria, nuk i ka 3 mijë euro për operim

Mezi e thotë me fjalë. Por, kërkon të dërgohet në operim jashtë vendit.

“Mirë jam po pres një operacion ta bëj jashtë vendit”. Në këtë gjendje është 30 vjeçari Rasim Fejzullahu nga Shkupi, i cili si pasojë e temperaturës së lartë, ka mbetur i paralizuar qysh si fëmijë. Rasimi tani është i martuar dhe ka 4 fëmijë.

Mjekët kanë vlersuar se ai ka nevojë për një ndërhyrje kirurgjike në Serbi. Për këtë operacion ai duhet të paguajë rreth 3000 mijë euro, të cilët nuk i ka. “3000 euro po më kërkojnë edhe hoteli 90 euro. Unë nuk i kam tani këto para, tani  janë mbledhur vetëm 500 euro. Mjeku më tha se pas operacionit do të eci 50 %  më mirë”, tha Rasim Fejzullahu.

Familja Fejzullahu jeton me 50 euro në muaj nga puna që bën Rasimi në një depo për pastrim, ku e ka sistemuar qendra për rehabilitim. Babai i tij thotë se Rasimi fillimisht duhet të dalë jashtë vendit për t’i kryer analizat gjenetike, e më pas t’i nënshtrohet operacionit. Ai apelon për ndihmë.

“Financiarisht jemi dobët. Me fuqinë time po mundohem të kujdesëm për ushqim për familjen  sepse i kam tre nipa e një mbesë. E operacioni kushton 2850 euro. Ai operacion zgjat dy deri tri ditë. Apeloj që të na ndihmojnë ta marrim shumën e kërkuar”, tha Nuredin Fejzullahu.

Babai i tij dhe fëmijët shpresojnë se do t’i mbledhin 3000 eurot e nevojshme për operim, në mënyrë që edhe Rasimi të ketë një jetë më të mirë dhe të mund të punoj si gjithë të tjerët. “Sa më shpejt me e bë operacionin e kur do të kthehem, të thërras TV21 edhe të tregoj se operacioni ishte i suksesshëm”, tha ai, raporton TV21./21Media

https://youtu.be/GAhWv3fB0no

Back to top button