Rutte mbërrin për takim me Kurtin

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka mbërritur për takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Më herët ai është pritur me ceremoni shtetërore në Presidencë, raporton KosovaPress.
Vizita e tij në Kosovë vjen pas asaj që shefi i NATO-s e ka zhvilluar në Bosnje e Hercegovinë.