Rutte: Në Kosovë aleatët po punojnë që KFOR-i të ketë forcat dhe burimet që i duhen

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Mark Rutte, ka përmendur Kosovën në konferecën e tij të fundit që pati në pas përfundimit të takimit të Ministrave të Mbrojtjes.

Para mediave, në një pjesë të fjalimit të tij ai tha se temë diskutimi siç e kishte përmendur edhe më parë ishte Kosova, dhe Ballkani Perëndimor.

“Sot në takim diskutuam edhe për operacionet e NATO-s në Ballkanin Perëndimor dhe Irak”.

“Në Kosovë, aleatët vazhdojnë të punojnë së bashku për të siguruar që misioni ynë i KFOR-it të ketë forcat dhe burimet që i nevojiten për të mbajtur një mjedis të sigurt dhe për të gjithë”, ka potencuar Rutte.

Derisa për  Misionin e NATO që është në Irak ai theksoi se ky institucion vazhdon të jetë një kontribuues i rëndësishëm për stabilitetin.

Back to top button