Ryder: Thjesht dua të jem në Eurovision 2023

Ryder: Thjesht dua të jem në Eurovision 2023

Sam Ryder, i cili doli i dyti në edicionin e vitit të kaluar të Eurovisionit tha se “nuk mund ta mendoj të kem një rol atje”, por se “dëshiron të jetë i pranishëm”.
Në korrik, u vendos që Ukraina nuk do të jetë mikpritëse e Eurovisionit të vitit të ardhshëm, pavarësisht që fitoi. Prandaj, ngjarja do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar.
Duke folur në MTV EMA, ai tha se do ta shijonte pa marrë parasysh se në cilin vend ndodhet.
“Do të doja ta shijoja e përjetoja në shtëpi me të gjithë të tjerët”, tha Ryder
Konkursi i këngës pritet të mbahet në Liverpool, në maj të vitit të ardhshëm. Gjysmëfinalet më 9 dhe 11 maj, ndërsa finalja vijon më 13 maj./21Media

Back to top button