Sa dhe si po integrohen serbët në sistemin e Republikës së Kosovës?

Një lajm se 26 biznese të reja u regjistruan në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq brenda më pak se një muaji e gjysmë të këtij viti, që e kumtoi Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve pas hapjes së zyrave të saj në veri, riaktualizoi çështjen se sa dhe si po integrohen serbët e kësaj pjese në sistemin e Republikës së Kosovës?

Pajisja e qytetarëve serbë me pasaporta të Kosovës, konvertimi targave ilegale në ato RKS së fundit edhe regjistrimi i 26 bizneseve në veri të vendit, u panë si lëvizje të qytetarëve serbë të veriut për një integrim në sistemin e Kosovës.

Por, sipas njohësve shqiptarë të rrethanave integrimi i qytetarëve serbë në sistemin e Kosovës është sfidues.

Ish-ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, thotë për rtv21 se shumica e qytetarëve serbë në veri e duan normalizimin dhe integrimin, por që sipas tij këtë proces po e pengojnë forcat të dirigjuara nga Beogradi dhe Lista Serbe.

“Procesi i integrimit është e shumë i vështirë shumë i ngadalshëm sepse krijohet nganjëherë një klimë që i shkon për shtati bormlzimit të situatës mandeje dhe vet integrimit…dihet se kundër këtij rezultati gjithmonë kanë dalë forcat regresive që janë dirigjuar nga Beogradi dhe që në Kosovë kanë gjetë një partner si Lista Serbe shoqëruar me segmentin e dhunës që ka qenë frikësimi i qyetarëve djegia e makinave etj. Shumica e qytetarëve dëshirojën normalizimin, por ata janë të vetëdijshëm që në këtë formë ata nuk mund të arrijnë qëllime politike”, thotë Ferati.

Por, ndryshe mendon analisti dhe gazetari serb, Branislav Krstiq. Sipas tij, serbët janë në rrugë të mosintegrimit për shkak të vendimeve të njëanshme të qeverisë së Kosovës.

“Serbet janë kanë të integruar para se ky pushtet ka ardhë në Prishtinë. Kemi një poces shumë serioz të desintegrimit të serbeve me vendime të njëanshem dhe të çuditshme kundër nënshtasëve të vetë…serbët janë në rrugë të dezintegrimit. Ne flaism për shtetin plicor në veri të vendit flasim për një vend ku qeveria nuk ka marrevëshje me nënshtasit e vetë”, thotë Krstiq për rtv21.

Ditë më parë në Zveçan u dogj lokali i nënkryetares së kësaj komune Natasha Tomaniq, djegia e të cilit nga ajo u cilësua si i qëllimshëm, duke dyshuar se këë e kanë bërë “Brigada e veriut” dhe Lista Serbe, pikërisht për shkak se kjo është pjesë e institucioneve të Kosovës, derisa nga kryeministri Kurti u pa si pengim për të gjithë serbët që duan integrimin në Kosovë./RTV21/21Media

Back to top button