Sa është bota e varur nga furnizimet ruse me energji?

Kompania shtetërore ruse e energjisë, Gazprom ndërpreu furnizimin me Poloninë dhe Bullgarinë dhe tha se nuk do të rifillojë derisa pagesat të bëhen në rubla.
Në vitin 2019, Rusia përbënte 41% të importeve të gazit natyror të BE-së. Nëse furnizimet me gaz rus në Evropë do të shuheshin, Italia dhe Gjermania do të ishin veçanërisht të cenueshme pasi importojnë më së shumti..
Por, është gjithashtu një pyetje se sa gaz është në gjendje të ruajë një vend: aktualisht depoja e gazit në Poloni është plot 76%, por ajo e Bullgarisë është vetëm 17%.
Bullgaria tha se po kërkon të rrisë sasinë e gazit që merr nga Azerbajxhani, si dhe të bëjë marrëveshje me Turqinë dhe Greqinë; Polonia po ndërton një tubacion të ri që e lidh atë me fushat e gazit të Norvegjisë dhe kërkon furnizime nga Lituania fqinje, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
Duke parë më gjerësisht, Evropa mund t’u drejtohet eksportuesve ekzistues të gazit si Katari, Algjeria apo Nigeria – por ka pengesa praktike për zgjerimin e shpejtë të prodhimit.
Kontinenti gjithashtu mund të rrisë përdorimin e burimeve të tjera të energjisë – të tilla si burimet e rinovueshme – por ta bësh këtë nuk është e shpejtë apo e lehtë./21Media
Grafiku që tregon eksportet e gazit të Rusisë

Back to top button