Sa gra janë pjesë e Policisë së Kosovës

Mbi 9 mijë është numri i përgjithshëm i policëve dhe vetëm 15% e tyre janë gra. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës për portalin rtv21.tv.
“Në kuadër të Policisë së Kosovës janë mbi nëntë mijë punonjës, ku rreth 15% prej tyre janë të gjinis femërore”, thuhet në përgjigjen e PK-së, duke theksuar se po synojnë rritje të numrit të grave në Policinë e Kosovës.
Gratë në uniformën e Policisë janë nga e gjithë Kosova.
“Përfshirja e tyre janë nga të gjitha rajonet e Kosovës, synohet që edhe me tej të kemi rritje të numrit të grave në PK”, thuhet në përgjigjen e Policisë për rtv21.tv. Megjithatë, ata nuk janë përgjigjur për pozitat që mbajnë këto gra brenda institucionit.
Me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, gratë kosovare kërkojnë nga autoritetet e vendit më shumë angazhim në përmirësimin e pozitës dhe rolit të tyre në Kosovë./21Media

Back to top button