Sa janë të dobishme dhe cilat produkte mund t’i përfitoni nga aronia?

Në reportazhin “Punë t’mbarë” të RTV21, këtë javë u prezantua puna e Mirsad Mustafës nga fshati Rimanishtë në Komunën e Prishtinës.
Mustafa, që merret me kultivimin e aronias që nga viti 2017, ka dy hektarë e gjysmë të mbjella me këtë frutë, apo 14 mijë trupa.
Aronia është një superfrut i shëndetshëm, që ofron sasi jashtëzakonisht të lartë të vitaminave, mineraleve, antioksidantëve dhe fitonutricientëve tjerë. Por Mustafa tregoi se nuk është i kënaqur me tregun në Kosovë, pasi qytetarët nuk janë shumë të informuar për vetitë shëruese e aronias.

Kultivimi i aronias është goxha i vështirë, pasi kërkon mirëmbajtje, prashitje dhe kujdes që mos të lëndohet fruti, tha Mustafa, duke shtuar se sfidë kryesore e ka mundesën e punëtorëve.

Në “Punë t’mbarë”, Mustafa tregoi se sa janë të dobishme dhe cilat produkte mund t’i përfitoni nga aronia./21Media

Back to top button