Selimi kritika qeverisë Kurti: Bëri pak për ish krerët e UÇK-së në Hagë

Ka nisur punimet konferenca ndërkombëtare kushtuar procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, ku marrin pjesë ekspertë dhe personalitete të njohura nga fusha të ndryshme
Petrit Selimi i cili po merr pjesë në këtë konferencë i tha RTV21 se qeveritë Kurti I dhe II nuk bën aq sa duhet për ish krerët e UÇK-së në Hagë
“Fakti që Gjykata edhe Prokuroria në një mënyrë u angazhu në një rishkrim të historisë është diçka e cila duhet të ndërpritet pas përfundimit të procesit të Gjykatës së Hagës mu vetëm më vjen keq që qeveritë e kalume Kurti I dhe Kurti II ishin aq pak të angazhuar në kundërshtimin e sa ka dhënë Gjykata që Kuvendi i Kosovës Komisioni për ligjdhënie nuk e thirri në seancë të mbyllur kryetarin e gjykatës të paraqitet para parlamentit të Kosovës para komisionit të relevanitit sepse kjo gjykatë është themelua nga Kuvendi i Kosovës prandaj konsideroj që edhe në vitet e fundit nuk bëmë atë që u desht të bëhej që mos të lejojmë që narrativa historike, rrëfimi historik të krijohet nga persona burokratik në dhomat e specializuara . tha ai
Selimi tutje e konsideroi është pak vonë që insititucionet e Kosovës të angazhohen në këtë proces.
“ Jemi vonë fatkeqësisht kjo qeveri e ka ndërpre financimin gati në tërësi në të kaluarën ndryshe rregulloret dhe ne e dim që qeveria e Kroacisë ka dhënë diku afër 50 milionë dollarë vetëm për gjeneralin e v et Gotovinën i cili u lirua, fatkeqësisht ky solidaritet dhe kjo ndihmë për themeluesit e UÇK-së dhe themeluesit e Republikës së Kosovës nuk u gjet në qeverinë tonë por asgjë nuk është vonë deri sa ende po e presim verdiktin edhe është me rëndësi që edhe pas verdiktit të punohet bashkërisht çfarëdo qeveri që të bëhet, që të etablohet njëherë e përgjithmonë narrativa historike edhe e vërteta historike e Republikës së Kosovë”, tha ai./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?