Sa kanë transparencë buxhetore komunat e Kosovës?

Rezultatet tregojnë një nivel mesatar të transparencës buxhetore të komunave

Instituti GAP sot ka organizuar konferencë për media ku është publikuar analiza me titull “GAP Indeksi i Transparencës Buxhetore të Komunave 2017”. Kjo analizë prezanton një vlerësim të transparencës buxhetore të komunave në Kosovë duke e analizuar legjislacionin dhe gjendjen reale dhe duke i renditur komunat në bazë të performancës më të mire.

Sa i përket të gjeturave të indeksit, Bledi Hasaj, hulumtues në GAP theksoi se rezultatet tregojnë një nivel mesatar të transparencës buxhetore të komunave. Nga 34 komuna të vlerësuara, afro gjysma e tyre kanë mbledhur mbi 50 pikë në indeks. Sidoqoftë, shqetësues mbetet fakti që 21 komuna (62%) nuk kanë publikuar në ueb-faqet e tyre, ose nuk kanë ofruar dokumente zyrtare pas kërkesës së dorëzuar nga Instituti GAP, një apo më shumë dokumente të cilat janë të detyruara t’i publikojnë dhe t’i bëjnë të qasshme për qytetarët. Në shumicën e rasteve, këto komuna nuk kanë publikuar ndonjërin prej raporteve financiare tremujore, raportin përmbledhës të buxhetit të vitit 2016 dhe në raste më të rralla ndonjë dokument tjetër.

Në fund, Berat Thaqi nga Instituti theksoi se ky indeks do të publikohet në baza vjetore nga Instituti GAP dhe përveç vlerësimit, kjo analizë përmban rekomandime konkrete se si mund të përmirësohet transparenca buxhetore për secilën komunë.

Analizën e plotë mund ta gjeni të bashkangjitur në këtë email ose duke klikuar Këtu. /21Media

Back to top button