”Sa keq pa ty” kënga e re e Egzon Pirecit

 

Këngëtani nga Prizreni, Egzon Pireci dje ka publikuar këngën e tij të re ”Sa keq pa ty”. Muzika, teksti dhe orkestrimi i këngës është realizuar nga Miti Geci, ndërsa videoklipi është realizuar nga Bug Production, shkruan rtv21.tv

Sot, Pireci ka qenë i ftuar në emisonin ‘”1 kafe prej shtëpisë”, ku ka folur në lidhje me këngën e re.

”Ka dalë diçka e bukur, dhe po pëlqehet shumë, kjo këngë e ka pasur këmbën e lehtë”, ka thënë këngëtari.

Kujtojmë që, projekti paraprak i Egzon Pirecit është ”Elbasan i bukur”, që është publikuar më 8 tetor të 2020-ës./21Media

Back to top button