Sa mësimdhënës e nxënës të Deçanit janë të infektuar?
Të gjitha shkollat në Komunën e Deçanit janë duke zhvilluar mësim sipas skenarit A, me mësim fizik në shkolla.
Këtë për rtv21.tv e ka bërë të ditur drejtori i Arsimit në Komunën e Deçanit, Bekim Vishaj.
Ai ka treguar se 15 nxënës dhe 1 mësimdhënës në këtë komunë, janë të infektuar me COVID-19.
Aktualisht, Komuna e Deçanit ka 363 raste aktive me virusin. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit në këtë komunë janë konfirmuar 22 raste të reja me COVID-19, mes tyre 4 raste të grupmoshës 10-19 vjeçare./21Media