Sa mësimdhënës e nxënës të Prizrenit janë të infektuar?

Të gjitha shkollat në Komunën e Prizrenit në gjysmëvjetorin e dytë janë duke zhvilluar mësim sipas skenarit A, me mësim fizik në shkolla. Në përjashtim të disa klasave që janë në duke zhvilluar mësim online shkak i infektimeve me COVID-19.
Nga Komuna e Prizrenit kanë thënë për rtv21.tv se procesi mësimor në këtë komunë është duke u zhvilluar sipas Udhëzimit Administrativ të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, si dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Në shkollat fillore të kësaj komune janë gjithsej 29 mësimdhënës, 2 edukatore dhe 2 punëtorë ndihmës të infektuar me COVID-19. Po ashtu dhe 49 nxënës të infektuar dhe gjashtë klasa janë duke ndjekur procesin mësimor online.
Në shkollat e mesme të Komunës së Prizrenit janë të infektuar 10 mësimdhënës dhe 49 nxënës, kurse 1 klasë është duke ndjekur procesin mësimor online.
Shkollat me numrin më të madh të rasteve me COVID-19 janë “Luciano Motroni”, “Remzi Ademaj”, “Abdyl Frashëri” dhe “Dy dëshmorët”.
“Për datat 9 dhe 10 shkurt nuk kemi të lajmëruar asnjë rast që ka rezultuar pozitiv në shkollat e komunës sonë”, thuhet në përgjigjen e Komunës së Prizrenit për rtv21.tv
Në këtë komunë 2 mijë e 308 punonjës arsimorë janë të vaksinuar 96 për qind e tyre./21Media

Back to top button