Gruaja që huazon zërin për personazhin Bart Simpson në “The Simpsons”

 
Pas personazhit të popullarizuar në “The Simpsons”, të Bart, ekziston një aktore e cila tashmë ka 32 vite që huazon zërin për të.
Zërin për këtë personazh e ka huazuar dhe vazhdon ta huazojë Nancy Cartwright.
Simpson i përshtatet personazhit Bart që prej se debutua ky film i animuar, në vitin 1989. Ajo madje është shpërblyer me çmimin “Primetime Emmy Award” për performancën e jashtëzakonshme me zërin e saj. Nancy është shpërblyer edhe me çmimin “Annie Award”, për zërin më të përshtatshëm për një personazh të animuar në fushën e animacionit.
Nancy, veç Bart Simspon zërin e ka huazuar edhe për peronazhe të tjerë, si Nelson Muntz, Ralph Wiggum, Todd Flanders, Kearney, Database e Maggie.
“The Simpsons” është seria që ka zgjatur më së shumti në historinë e fimave të animuar.
Nancy për këtë ka thënë se nuk i ka shkuar në mendje se do të zgjaste kaq shumë, se do të huazonte zërin edhe tani pas 32 vitesh. Megjithatë ajo ka thënë se kjo po ndodh dhe vazhdon të jetë interesante. Nuk ka seri tjetër të animuar si “The Simpsons”.
Seria “The Simpsons” do të realizohet deri në sezonin e 34-të, që do të thotë se do të zgjasë së paku deri në vitin 2023.
Dhe për fat, nuk ka plane që t’i jepet fund asaj, pasi që prodhuesi, njëherësh skenaristi Al Jean ka thënë se synon të realizojë 1000 episode të reja./21Media

Back to top button