Sa persona kërkuan të marrin shtetësinë e Kosovës?
Gjatë vitit 2021 në Kosovë përveç atyre që kërkuan të heqin dorë nga shtetësia kosovare, pati edhe të atillë që kërkuan të fitojnë shtetësinë e Kosovës.
Për portalin rtv21.tv Ministria e Punëve të Brendshme ka treguar se në vitin 2021 mbi 900 persona kanë aplikuar për fitim të shtetësisë kosovare.
Pra, më saktësisht gjatë vitit 2021 me shtetësinë kosovare janë pajisur 958 persona, shkruan rtv21.tv
“Gjatë periudhës Janar-Dhjetor 2021, në Divizionin e Shtetësisë janë marr 958 vendime për Fitim të shtetësisë”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

Viti 2021 në Kosovë ashtu si në vendet e ndryshme të botës ka kaluar me masa kufizuese për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Por, një gjë e tillë nuk ishte pengës për kosovarët që të heqin dorë nga shtetësia për arsyet e tyre personale.
Gjatë vitit 2021 në Kosovë mbi 5 mijë persona kanë kërkuar të heqin dorë nga shtetësia kosovare.
Shumica prej qytetarëve të cilët hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës zgjodhën që të marrin shtetësinë e disa vendeve të huaja, si Gjermania, Sllovenia, Austria, Kroacia, Mali i Zi apo vende të tjera të botës./21Media