Sa zgjat gjumi i pinguinëve?

Shkencëtarët që studiojnë zogjtë në Antarktidë kanë zbuluar se pinguinët kalojnë rreth 11 orë në ditë gjumë, por pa rënë në gjumë të thellë.
Megjithatë të kalosh netët duke fjetur vetëm nga 4 sekonda, mund të tingëllojë si formë torture, por jo për pinguinët, të cilët bien në gjumë mijëra herë në ditë.
Shkencëtarët që studiojnë zogjtë në ishullin King George në Antarktidë zbuluan se pinguinët tundin kokën më shumë se 10,000 herë në ditë, pasi që kjo i lejon ata të vëzhgojnë në mënyrë të vazhdueshme foletë e tyre, për të mbrojtur vezët dhe zogjtë nga grabitqarët.
Megjithatë sipas studiuesëve pinguinët arrijnë të kalojnë 11 orë gjumë në ditë, por kurrë gjumë të pandërprerë.
“Njerëzit nuk mund ta mbajnë këtë gjendje, por pinguinët munden”, tha studiuesi kryesor Paul-Antoine Libourel nga Qendra Kërkimore e Neuroshkencës në Lyon. “Gjumi është shumë më kompleks në larminë e tij sesa ajo që lexojmë në shumicën e teksteve shkollore.”
Megjithatë studiuesit më parë shikuan gjumin e pinguinëve në vitet 1980, i cili përfshinte kapjen e tyre, vendosjen e tyre në një strehë dhe shikimin e tyre. Mirëpo ata raportuan edhe për gjumë të fragmentuar të pinguinëve për periudha të shkurtra kohore, të cilat ata e quajtën “përgjumje”.
Në hulumtimin më të fundit, ekspertët zbuluan se ky gjumë i fragmentuar u mbajt gjatë gjithë ditës, duke treguar se pinguinët nuk kishin kohë për një gjumë më të thellë.
Ndërsa gjetjet sugjerojnë se “mikrogjumi mund të përmbushë të paktën disa nga funksionet restauruese të gjumit”.
Gjumi duket se është i kudondodhur midis kafshëve, por i bën ato të prekshme ndaj grabitqarit sepse humbasin aftësinë për t’iu përgjigjur shpejt mjedisit të jashtëm.
Megjithatë e mira është që pinguinët e studiuar mund të flinin edhe në këmbë edhe shtrirë./21Media

