Sabri Fejzullahu uron vajzën për ditëlindjen: O ilaç shërues i dhimbjeve…

 
Bulza, vajza e këngëtarit Sabri Fejzullahu, feston sot ditëlindjen.
Në Instagram, krahas fotografisë së publikuar, këngëtari la një mbishkrim emocionues dedikuar vajzës së tij.
Ai ka shprehur dashurinë e madhe që ka për vajzën e tij.
“Urime ditëlindjen dashuri e përjeteshme e babit. Bulza dritë, shëndet, suksese punë të mbarë e shumë dashni evlad. Kur vjen dita me të uru Ty me humbin fjalët që mi do zemra me t’i than ooo Ilaç shërues i dhimbjeve. 100 Ty e buzëqeshura plot jetë”, ka shkruar Sabri Fejzullahu në Instagram.


Bulza dikur merrej me muzikë, mirëpo ka kohë që është plotësisht larg skenës dhe çdo aktiviteti publik. Bulza, jeton në Amerikë bashkë me familjen e saj./21Media

Back to top button