Sadiku tha se ”Open Balkan’’ është dështim i BE-së

Analisti Arbnor Sadiku, sonte në “Click” të RTV21 u shpreh se nisma ”Open Balkan’’ është dështim i BE-së, sipas tij, për ta futur në gjirin e vet Ballkanin Perëndimor.

Ndër të tjera, Sadiku tha se Kosova duhet të punojë më shumë në forcimin e shtetësisë së saj.
Sipas tij, Kosova nuk humb asgjë përsa i përket ‘’Open Balkan’’.

Ndryshe, sot në Tiranë u mbajt takimi “Ballkani i hapur” mes liderëve të vendeve iniciatorë – Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama, Aleksandër Vuçiq dhe Zoran Zaev.
Qëllimi i këtij takimi ishte nënshkrimi i 5 marrëveshjeve, me të cilat nisma në mënyrë zyrtare kalon në fazën e konkretizimit të asaj që është dakorduar mes tre vendeve në suaza të kësaj nisme. Më të rëndësishme janë dy marrëveshjet që janë nënshkruar, prej të cilave në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë interes qytetarët e tri vendeve, ndërsa kanë të bëjnë me qasjen e lirë të tregut të punës dhe sistemit të identifikimit elektronik të qytetarëve me çka mundësohet qasje e lirë deri te shërbimet./21Media

Back to top button