Gërvalla e mbështet ministrin Peci: Imun ndaj provokimeve të shëmtuara

 
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, i doli në mbrojtje ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit, pas përplasjes që ai pati me deputeten e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në mbledhjen e Komisionit për Bujqësi.
Gërvalla e quajti Ministrin Pecin guximtar e mendjeprehtë.
“Imun ndaj provokimeve të shëmtuara. I urtë në fjalë, shumë i vendosur në punë. Ndërtimi i shtetit ligjor dhe reformimi i institucioneve janë bërthama e ndryshimit të premtuar në zgjedhjet e 14 shkurtit”, ka shkruar Gërvalla në Facebook.
Raportimi i ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, në komisionin për bujqësi të Kuvendit të Kosovës është ndërprerë pasi deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, ka hedhur ujë në drejtim të tij. Pas këtij incidenti, deputetja Musliu në konferencë për gazetarë paralajmëroi padi ndaj ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci./21Media

Back to top button