Sahatqija: Largimi i ambasadorëve nuk ka qenë në të mirë të Kosovës

 

Duke komentuar shkarkimin e 12 ambasadorve nga detyra e tyre, anëtarja e kryesisë së LDK-së, Teuta Sahatqija në “ArgumentPlus” në RTV21 tha se ky veprim nuk është në të mirë të Kosovës.

Ajo shtoi se ky vendim erdhi në një kohë kur Kosova duhet të lobojë për liberalizim të vizave me theks të veçantë përmendi Fracën dhe Holodanën.

“Në kohen kur dialogu për zhvillohet në kohën kur ka zhvillime, nevojë për viza në të gjitha vendet kur duhet të vazhdojë lobimi i kemi të zbrazta. Nuk ka qenë në të mirë të Kosovës”, tha ndër tjera ajo.

Sipas saj, një pjesë e ambasadorëve që janë liruar nga detyra e tyre janë me kualifikime të larta dhe dinë të flasin shumë gjuhë të huaja, dhe ‘nuk ka mundësi të futen të gjithë në një thes”.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu, me kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, këtë javë ka liruar nga detyra të gjithë ambasadorët e Kosovës, që ishin të emëruar politikë. /21Media

Back to top button