Duda Balje mirëpret nismën për lirinë e lëvizjes me Bosnjën e Hercegovinën

 

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, me propozim të Ministrisë së Punëve të Brendshme miratoi nismën për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, mbi lirinë e lëvizjes së qytetarëve dhe palëve të treta dhe nisma për lidhjen e Marrëveshjes për lirinë e lëvizjes dhe qëndrimit të shtetasve të Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka mirëpritur miratimin e nismës nga Qeveria e Kosovës. Balje ka theksuar se liria e lëvizjes do të sjellë lehtësim në kalimin kufitar, progres, shkëmbimin e lehtë të ideve si dhe zhvillimin ekonomik.

“Sot Qeveria e Republikës së Kosovës ka marr vendimin ( unanimisht) për Lëvizjen e Lirë me Bosna e Hercegovinen me letërnjoftime biometrike. Gjatë mandatit të kaluar kemi nisur inicijativen me aktivitete konkrete nga ana e shtetit tone dhe me kërkesa identike të dërguara zyrtarëve shtetëror të Bosna e Hercegovines. Është për admirim se si pikëpamjet dhe idetë tona progresive po fuzionohen në vendime të qeveris të shtetit tonë. Liria e lëvizjes do të sjellë thjeshtësin e kalimit kufitar, progres, shkëmbimin e lehtë të ideve si dhe zhvillimin ekonomik. Angazhimi i ynë i ardhshëm do të jetë zbatimi i këtij vendimi qeveritar. PS/ I falenderohemi Kryeministrit Albin Kurti si dhe për angazhimin e madh ministrin e MPB Xhelal Sveçla!”, ka shkruar në Facebook Duda Balje./21Media

Back to top button